Hëna e Re në Gaforre, këto 3 shenja do të kenë fillime të reja

Hëna e Re në Gaforre këtë javë që do të na ndikojë deri në hënën e plotë të 24 korrikut, ringjall nevojën tonë për ndryshim dhe fillimet e reja.

Këto ditë  do t'i kushtojmë vëmendje çështjeve që lidhen me shtëpinë, marrëdhëniet dhe familjen.

Në përgjithësi konsiderohet si një periudhë e qetë, por cilat shenja të zodiakut preken më pozitivisht dhe që do të nisin fillime të reja?

Gaforrja

Është koha e duhur që  të jepni përparësi vetes dhe të kujdeseni më shumë për veten. Tani është koha për të rinovuar, për të marrë iniciativa dhe për të hedhur bazat për zhvillimin tuaj profesional.

Akrepi

Hëna e re do të zgjojë dëshirën tuaj për të pasuruar njohuritë tuaja. Një kapitull i ri hapet para jush. Në të njëjtën kohë, shqetësoheni për personalitetin  dhe filozofinë tuaj të jetës, të cilën do ta ri-konsideroni seriozisht dhe mbase do ndryshoni disa perceptime që keni për çështje t caktuara.

Shigjetari

Me hënën e re në gaforre, gjeni terrenin e sigurt për të filluar një kapitull të ri në jetën tuaj. Ju jepet shtysa dhe arsyeja  për të zbuluar sa të dashur jeni  për të tjerët dhe sa bukur është të punoni në bashkëpunim me të tjerët.https://www.marieclaire.gr/horoscope/ta-3-zodia-pou-tha-epireastoun-thetika-apo-tin-nea-selini-ston-karkino/