Selena Gomez pozon me bikini si rrallë herë, ka një mesazh për të gjitha gratë

Selena Gomez është një ndër artistet që ka frymëzuar shumë gra dhe vajza në të gjithë botën me qendrimet dhe mesazhet, që ka transmetuar për publikun.

Këngëtarja asnjëherë nuk ka hezituar të flasë hapur për problemet shëndetësore si dhe të nxisë fansat e saj të duan trupin dhe veten e tyre ashtu siç janë.

Të  njëjtën gjë, ajo e bën  me veten e saj; e do Selenën me pikat e forta dhe të dobëta dhe nuk heziton të fotografohet me rroba banje, që tregojnë "imperfeksionet".

28-vjeçarja në bashkëpunim me një kompani  krijuan një seri rrobash banjo, që u drejtohen të gjitha grave, me numra nga të gjitha përmasat, nga xs në xxl që përqafojnë çdo lloj trupi.

Selena Gomez pozon me bikini si rrallë herë, ka një mesazh

"Jam shumë mirënjohës që kam mundësinë të nderoj përpjekjet e miqve të mi. Bashkëpunimi im me La 'Mariette lëshohet sot!", shkroi Selena Gomez në llogarinë e saj personale në Instagram. Ajo postoi një foto, në të cilën ka veshur rroba banje nga seria që ajo ka dizajnuar. 

Këngëtarja gjithashtu nënvizoi: "Ajo që më pëlqen në lidhje me këtë markë është se nderon gratë që e duan trupin e tyre pa kushte, duke u dhënë atyre hijeshinë që meritojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)