Revoltohet Gjeto Luca për ndalimin e muzikës: Nuk jam Michael Jackson

Këngëtari i muzikës popullore, Gjeto Luca shprehet për emisionin "Ora Verore" se këngëtarët janë  dëmtuar financiarisht nga masat kufizuese të Covid-19. Këngëtari pohon se kudo nëpër botë muzika lejohet deri në mëngjes, ndërsa në Shqipëri deri në orën 22:00, duke thënë se qeveria i mendon këngëtarët si kur të ishin miliarderë.

Ronaldo Sharka: Këngëtarët kanë qenë  një prej grupeve që u  goditën më shumë prej masave kufizuese të pandemisë. Sa të ka dëmtuar ty pandemia dhe post-pandemia?

Gjeto Luca: Na ka dëmtuar të gjithëve. Nuk e di, ndoshta ata që japin urdhrat na mendojnë, se ne këngëtarët jemi si Michael Jackson, me të ardhura marramendëse. Ne e përballuam një vit, por tani kemi filluar të lodhemi. Shpresuam se këtë verë do hapen gjërat, sepse çdo gjë është e hapur, vetëm bota e muzikës jo. Kudo janë hapur, në Greqi e Spanjë, vetëm në Shqipëri nuk janë hapur, muzika këtu mbyllet që në orën 22:00.

Për intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=wYZF-6RWsU4&list=PLu6RLnWKZKnZV9gp_uX5bFfE4SJH6G0N_&index=1