Katër sekrete si të dukeni të sigurt dhe plotë vetëbesim

Gjuha e trupit është një metodë e rëndësishme dhe efektive për të komunikuar.

Me qëndrimin, gjestet dhe lëvizjet tona, ne mund t'i bindim të tjerët se kemi besim edhe nëse thellë në vetvete ndihemi pak nervozë ose të pasigurt.

Këto janë katër mënyra si të dukeni më të sigurt në vetvete, nëpërmjet gjuhës së trupit.

1. Mbani kontakt me sy

Mbajtja e kontaktit me sy tregon sinqeritet, afrueshmëri, vëmendje dhe gatishmëri për të dëgjuar. Nëpërmjet këtij gjestikulacioni, ju i ofroni besueshmëri dhe siguri personit që keni përballë.

Katër sekrete si të dukeni të sigurt  dhe plotë

2. Mbani qendrim të drejt para personit që keni përpara

Qendrimi i drejtë i ofron siguri dhe konfidencë  personit që keni përpara. Në këtë mënyrë ju i tregoni se jeni 100% i fokusuar te ai/ajo.

Katër sekrete si të dukeni të sigurt  dhe plotë

3. Mbani kokën lartë kur ecni, apo kur flisni

Në përgjithësi, njerëzit që ecin me kokën ulur, ose që ulin kokën kur flasin me një person tjetër kanë personalitet introvert. Këto qëndrime shpesh interpretohen edhe si mungesë e vetëvlerësimit ose vetëbesimit.

Katër sekrete si të dukeni të sigurt  dhe plotë

4. Mos i kurseni buzëqeshjet

Sipas një  studimi të kryer nga neuroshkencëtarët, personat që buzëqeshin gjenerojnë simpati dhe besim më të madh te bashkëbiseduesi i tyre.

Katër sekrete si të dukeni të sigurt  dhe plotë

Bright Side