Donte të zhvaste dhe kërcënonte të dashurin e ishit, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 19 vjeçar shqiptar, i cili së bashku me një bashkëmoshatar nga Tunizia akuzohen për zhvatjen dhe kërcënimin e një italiani.

Sipas mediave të huaja, i riu përmes mesazheve kërcënonte një italian se do ta vriste, nëse nuk i jep 500 euro.

Siç raportojnë media, preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur pikasjen dhe parandalimin e kësaj ngjarje duke bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale shqiptarit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë kuzhine me vete.