Pamje të rënda! Makina hedh në erë motoçiklistin, shikoni videon e aksidentit

Një aksident ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga aksidenti, ku shihet edhe momenti ku makina merr përpara një motoçiklist.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, drejtuesi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim të specializuar, ndërkohë që nuk dihet ende  gjendja shëndetësore e tij.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK,”- ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për mediat.