Përmbyset anija në Itali, humbin jetën 7 migrantë, mes tyre një grua shtatzëne

Shtatë migrantë kanë humbur jetën  në brigjet italiane, pasi varka që po i transportonte u përmbyt.

Mësohet se anija është fundosur rreth 5 milje nga Lampeduza në Itali.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, raportohet se mes viktimave janë katër gra, njëra prej të cilave thuhet se ishte shtatzëne.

Ndërkohë, burimet e policisë thonë se ka ende nëntë të zhduku . Tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar detajet e ngjarjes tragjike.

 Në Lampedusa, qendra për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe refugjatëve është përsëri e mbipopulluar. Autoritetet po përpiqen të evakuojnë disa nga 660 personat në zona të ndryshme të Siçilisë ose në anije speciale në funksion për të karantinuar "të dëshpëruarit në det".