Ky është 49-vjeçari që vodhi pikturat e Picasso dhe Montrian: E dua artin, doja t'i kisha për vete
Në janar 2012 (kohën kur vodhi veprat e artit), ai besonte se kishte kryer vjedhjen e përsosur, kur ai hyri në Galerinë Kombëtare dhe rrëmbeu pikturat e Picasso dhe Montrian.
Nëntë vjet më vonë ai u arrestua dhe pranoi aktin. Në fakt, policia arriti ta arrestonjë para se të hipte në aeroplan për të fluturuar për në Holandë. Sipas informacioneve, ai bënte udhëtime të shpeshta, shkruan gazeta greke "Prwto Thema".
Sipas informacioneve të policisë, 49-vjeçari i cili u arrestua dje , për 6 muaj përndiqte rojet dhe të gjithë stafin e Galerisë Kombëtare për të ditur në detaje programin e tyre. Ai shkonte në Galerinë e vjetër Kombëtare çdo ditë, herë si vizitor, herë nga jashtë. Ai dinte madje dhe orarin kur rojet pinin duhan.
"Unë jam një njeri që e do artin , doja t'i kisha për vete, nuk kisha ndërmend t'i shisja", ka thënë 49-vjeçari para policisë.
Grabitësi 49-vjeçar i pikturës emblematike "Koka e femrës" që vetë Pablo Picasso i kishte dhuruar popullit grek, kishte punuar si piktor vaji dhe kishte njohuri për pllaka gipsi.
Autori 49 vjeçar, i divorcuar me fëmijë, jetonte midis Anglisë dhe Greqisë , sipas burimeve të plicisë.
Ai ishte plotësisht bashkëpunues me policinë dhe ka rrëfyer se i ka "zhdukur" veprat e artit.
