Greqia shpërblen me 150 euro të rinjtë që pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se do të shpërblejë me kartë me parapagesë prej 150 eurosh të rinjtë e moshave 18 deri 25 vjeç, që pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

"Ka ardhur koha që shteti të shpërblejë grupmoshat e prekura nga koronavirusi. Unë u referohem të rinjve të moshës 18-25 vjeç, të cilët janë 940,000 " theksoi Kyriakos Mitsotakis dhe shtoi:"Me dozën e parë të vaksinimit, ata do të marrin një kartë të parapaguar prej 150 eurosh për udhëtime dhe ngjarje kulturore”.

Qeveria ka nxjerrë një video, nëpërmjet të cilës informon të rinjtë për shpërblimin.

Ministri i Qeverisë Dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se karta e lirisë që do të jetë në dispozicion në celularët e të rinjve të moshës 18-25 vjeç, të cilët tashmë janë vaksinuar ose do të vaksinohen.

Karta do të quhet karta e lirisë "Freedom pass" dhe është një kartë digjitale debiti me vlerë 150 euro, informojnë mediet greke.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë  35 %së përgjithshme, ose 42 %e popullsisë së rritur, do të kenë përfunduar vaksinimin e tyre deri në fund të qershorit, sipas vlerësimeve të qeverisë, me numra që do të rriten në 48 për qind dhe 57 për qind, përkatësisht, në fund të korrikut.