Sekretari i NATO-s viziton nesër Kosovën, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë një vizitë ditën e nesërme, 1 korrik në Kosovë, ku do të vizitojë KFOR-in.

Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, bëjnë me dije mediet vendase.