Influencuesit më të mirë në Shqipëri dhe sekretet e marketingut dixhital

Rrjetet sociale, veçanërisht Instagrami  janë kthyer në një hapësirë dixhitale marketingu dhe gjenerimi të ardhurash nga reklamat dhe shitjet.

Por sa i organizuar është marketingu dixhital në Shqipëri dhe sa të informuar janë bizneset dhe influencuesit e vendit tonë?

Migena Shehja, drejtoreshë  marketingu  në Rtv Ora thotë se shumë biznese dhe personazhe influencues kanë mungesë informacioni rreth marketingut dixhital. Ajo thekson se ata nuk janë të informuar rreth strategjive të marketingut dhe konsiderojnë humbje parash, investimin e buxhetit për promovimin dixhital.

Influencuesit  më të mirë në Shqipëri dhe sekretet e

"Kompanitë më të mëdha në Shqipëri kanë mungesë informacioni, jo vetëm për digital marketing por edhe për fushat e tjera të marketingut. Problemi kryesor i bizneseve në Shqipëri, është mungesa e informacionit, mendojnë se investimi në marketing është lek i hedhur kot. Shumica e bizneseve nuk kanë buxhet marketingu ", thotë Migena për emisionin Ditë e Re me moderatorë, Arjola Shehu dhe Arjon Muça.

E pyetur se cilët janë personazhet shqiptar që shesin më shumë ne tregun tonë ajo tha :" Personazhet që gjenerojnë shumë të ardhura nëpërmjet imazhit tyre janë Ardit Gjebrea, ai di si ta marketojë veten, Arbana Osmani dhe Alban Skënderaj."

Anaid Kaloti, ekspert i digital marketing thekson se ëebi është platfotma më e fuqishme për gjenerim parash dhe se ndihmon në mënyrë perfekte bizneset në shitjen e produkteve dhe shërbimeve. Megjithatë ai thotë se asnjë biznes nuk duhet të përqendrohet vetëm në një platformë dixhitala, duhet të jetë prezent kudo në internet.

Influencuesit  më të mirë në Shqipëri dhe sekretet e

"Kush është leku në platformat dixhitale? Koha që harxhojnë njerëzit në  rrjetet sociale, sa më shumë të qëndrojnë përdoruesit në platformat e ndryshme dixhitale, aq më shumë të ardhura kanë platformat dhe bizneset. 'Brand' ambasadori: kjo është pagesa më e lartë që mund të arrijë një person.

Webi i një biznesi, është ai që mbledh të gjithë lekët, që mbledh të gjithë klientët. Webi është inteligjenca më e fuqishme artificiale e krijuar nga njeriu."

Por sipërmarrësja Klodiana Ajazi, thotë se marketingu nëpërmjet influencuesve në Instagram nuk është gjithmonë efektiv për tregun shqiptar, pasi sipas saj shume personazhe i blejnë ndjekësit.

Influencuesit  më të mirë në Shqipëri dhe sekretet e

"Mjafton të kesh disa para dhe ti i blen ndjekësit, të gjithë mund të bëhen influencues. Ne konstatojmë që pjesa e influencueve  nuk na rezulton efektivë. Sot të gjithë janë bërë influencues, rendësi ka besueshmëria dhe kontenti që prodhon ai personazh. Nuk mjafton vetëm një foto apo video në rrjetet sociale.Thelbi kryesor është krijimi i kontentit dhe mesazhit qoftë për bizneset qoftë për figurat publike- influencuesit."

Eksperti i digital marketing jep disa këshilla bazike dhe të nevojshme për të gjithë ata që janë të interesuar për marketingun dhe promovimin në rrjetet sociale:

"80% e kontentit që tërheq vëmendje në rrjetet sociale, sidomos në Instagram dhe që sugjerohet nga pedagogët më të mirë të botës është video, nuk është foto.

Nuk postohet pa orar, postohet nga ora 10:30 e mëngjesit maksimumi deri në 12:45 e drekës dhe postohet nga ora 18:45 deri 20:30  ose 20:45 të darkës, sepse këto janë dy oraret që Instagrami është i fuqishëm."

Ai flet dhe për Giveëay dhe mënyrën e gabuar të përdorimit të këtij shërbimi nga shqiptarët, duke thënë se  ky mjet është krijuar për aktivitetin e një biznesi brenda faqes së tij personale dhe në rritjen e shitjeve të produkteve.