Vjen risia nga WhatsApp, një llogari do të mund përdoret deri në 4 pajisje të ndryshme
WhatsApp ka konfirmuar se mbështetja e tij për më shumë pajisje do të përdoret në muajt e ardhshëm, duke lejuar përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga deri në katër pajisje të lidhura
Karakteristikat e reja "shiko një herë" dhe "mënyra e zhdukjes" po ashtu u njoftuan zyrtarisht që do të përdoren.
Lajmi u bë me dije në një intervistë mes WABetaInfo, CEO-së së Facebook Mark Zuckerberg dhe kreut të WhatsApp Will Cathcart.
Mbështetjen me shumë pajisje, e konfirmoi edhe Zuckerberg duke thënë se WhatsApp po shton një tipar të ri "shiko një herë", i cili do t'i lejojë përdoruesit të dërgojnë përmbajtje që zhduket pasi të jetë parë.
Shërbimi po zgjeron gjithashtu tiparin e tij të zhdukjes së mesazheve, i cili aktualisht lejon që mesazhet të fshihen pas një periudhe të caktuar kohe.
Në të ardhmen, një "modë e zhdukjeje" e re do t'ju lejojë të aktivizoni mesazhet që zhduken në të gjitha temat e bisedës.
Drejtori i Përgjithshëm i Facebook konfirmoi se tipari me shumë pajisje nuk do të komprometojë enkriptimin fund-për-fund që ofron WhatsApp për mesazhet e dërguara mes individëve.
"Ka qenë një sfidë e madhe teknike që të gjitha mesazhet dhe përmbajtja juaj të sinkronizohen si duhet përmes pajisjeve edhe kur bateria e telefonit tuaj vdes, por ne e kemi zgjidhur këtë gjë dhe po presim që ta nxjerrim së shpejti në treg!"
