Ky është pylli i shenjtë vetëm për gra, burrat dënohen nëse shkelin në tokën e bekuar

Në Papua, Indonezi, ekziston një pyll, në të cilin lejohen të hyjnë vetëm gratë.

Ky pyll është një vend i veçantë, ku gratë mbledhin dhe seleksionojnë guaska, të cilat i shesin.

Burrat gjobiten nëse gjenden brenda pyllit, raporton BBC.

"Ka qenë gjithmonë pylli i grave. Ka ekzistuar shumë kohë para  se të lindja unë. Pylli ka ekzistuar gjithmonë, ka pasur të njëjtat rregulla, ", thotë një grua e zonës.

"Për të hyr në pyllin e grave duhet jesh lakuriq, mos veshësh asnjë rrobë. Burrat që kapen në këtë pyll, dënohen me gjobë."

"Jemi vetëm ne gratë, mbledhim guaska, meditojmë, diskutojmë me njëra tjetrën", thotë një grua.