Harta 'antike' e kohërave moderne, artisti krijon hartën e internetit që tregon 3.000 uebfaqe si destinacione në botën virtuale
Një hartë ndryshe nga gjithë të tjerat është vizatuar nga krijuesi amator sllovak, Martin Vargic, i cili ka projektuar hartën e internetit, duke përfshirë në të 3,000 uebfaqe si destinacione në botën virtuale.
Në hartë, secila faqe në internet përfaqësohet si një vend dhe ato janë grupuar së bashku bazuar në kategoritë e tyre, siç janë media, rrjetet sociale, platformat e tregtisë elektronike dhe motorët e kërkimit.
Martin Vargic ka kaluar mbi 1.000 orë duke hulumtuar mbi popullaritetin dhe veçoritë kryesore të çdo faqeje në internet.
Vargic postoi hartën e tij të parë të internetit në 20140-ën, kur ishte student me kohë të plotë në Sllovaki. Ai u frymëzua nga stili komik "harta e komuniteteve në internet", e krijuar nga Randall Munroe në 2007 për faqen e tij komike xkcd, por Vargic përdori Photoshop për të modeluar versionin e tij sipas stilit të hartave të projektuara në National Geographic. Vargic azhurnoi hartën origjinale në 2015, por mendoi se ishte koha për të rishikuar projektin në 2021.

"Peizazhi i internetit ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe harta e vjetër u bë gjithnjë e më e vjetër," i tha ai prestigjozes Insider.
"Unë u përmirësova në mënyrë të konsiderueshme si artist dhe krijues grafik, dhe mendova se harta e internetit meritonte të rishikohej, dhe koncepti u hulumtua më tej dhe u realizua në një shkallë më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse."
Pas më shumë se 1.000 orë pune, ajo që doli ishte projektimi i tij më i detajuar deri më tani, ndërsa hartat e mëparshme ishin bërë nga rreth 200 faqe në internet, versioni 2021 përfshin 3.000.
Zmadhimi në hartë është një udhëtim më vete. "Vendi", çdo faqe në internet ilustrohet me ngjyrën kryesore të markës, me themeluesit që përfaqësojnë kryeqytetet. Janë gjithsej 20,000 me 30,000 "qytete" që tregojnë disa nga tiparet dhe shërbimet e çdo uebfaqeje.

Për shembull, toka e Facebook (deri tani më e madhja në grupin e medieve sociale) përmban 'Luginën e Miqve', 'Gama Cyberbullying', 'Gadishullin që Kërkon Vëmendje' dhe 'Malet Duckface'. Pikërisht në vendin fqinj, "vendi" i Instagram-it është i rrethuar nga klani 'Kardashian-Jenner'.
Në seksionin e lajmeve, 'The New York Times', 'The Wall Street Journal' dhe 'Vox' ndodhen në jug dhe në veri ndodhet 'BBC', 'CNN' dhe 'Fox News'.

