Tragjedia në Glyka Nera, nëna e Caroline merr kujdestarinë e mbesës

Nëna e Caroline fitoi sot me vendim prokurorie  kujdestarinë e mbesës 1-vjeçare, Lydia, informon gazeta greke "Prwto Thema".

Me të njëjtin urdhër, njëkohësisht hiqet kujdestaria e përkohshme prindërore  nga piloti 33 vjeçar, i cili ndodhet në burgun e Korydallos, pasi pranoi se ka vrarë  bashkëshorten më 11 maj.

Gjithashtu u vendos se familja e bashkëshortit vrasës ,ka të drejtë të takojë mbesën e vogël 5 ditë në muaj, nga ora 10:00 deri 14:00 e mesditës.

Të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorisë  është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë.