Masakra e Velipojës/ Softa: Situata është alarmante dhe reagimi nga qeveria është tepër i vakët

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Fation Softa, ekspert i sigurisë dhe nënkolonel, ka komentuar deklaratën e Kryeministri Edi Rama,  në lidhje me masakrën e Velipojës, ku mbrëmjen e djeshme u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Ai është shprehur se deklarata e Ramës ishte e vakët dhe sipas tij, një reagimi i tillë përballë një krimi agresiv, më duket e papërshtatshme.

"Ishte një deklaratë e kryeministrit që nëse do të bënim ndryshime të thella do të ishin diku na shtatori- tetori, që pret parlamentin dhe pastaj thotë se do të ketë një ndërhyrje të shpejt. Normalisht nuk kemi pse të presim , situate është agravuar, situate është e rëndë, po del jashtë kontrollit, strukturat janë të gjitha në pritje dhe reagimi është fare i vakët.

Një reagim i tillë përballë një krimi agresiv, më duket e papërshtatshme. Ndryshimet janë të nevojshme, duhet të jenë radikale , të forta, por nuk mjaftojnë. Është linjë duhet të jetë kontrolli i brendshëm i policisë, e dyta sa këta janë të aftë profesionalisht dhe  e treta ndërtimet e marrëdhënive me publikun. Në të gjithë zonat e nxehta qytetarët dinë gjithçka.  Ka nevojë për një vetpastrim të policisë, strukturat e saj me njerëzit e lidhur, dhe pastaj të vendosin prefesionalizëm."