Shikoni videon/ Elefanti i uritur shemb murin e shtëpisë për të vjedhur oriz

Ky është momenti kur një elefant i uritur përplas dhe shemb muret e kuzhinës së një shtëpie për të vjedhur një thes me oriz në mes të natës.

Elefanti me emrin, Plai Bunchuay, nuhati ushqimin dhe hyri në  një shtëpi në  Tajlandë , të dielën në orën dy të mëngjesit, raporton Daily Mail.

Banorët e shtëpisë  u zgjuan nga zhurma dhe vrapuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur

Ata u shokuan kur panë elefantin në kuzhinë.

E zonja e shtëpisë tha:"Ky elefant është i njohur në zonë sepse shkakton shumë probleme . Ai kishte ardhur përsëri në shtëpinë tonë dy muaj më parë dhe po shikonte përreth, por më pas nuk shkaktoi dëm.”

Shikoni videon/ Elefanti i uritur shemb murin e shtëpisë për

"Ne biseduam me autoritetet lokale të mbrojtjes së kafshëve të egra dhe ata na thanë të mos e mbanim ushqimin jashtë  kuzhinës, sepse aroma tërheq elefantët", tha gruaja, e cila është shqetësuar për kostot e shtrenjta të riparimit të  mureve.

Një nga zyrtarët lokalë për mbrojtjen e faunës lokale deklaroi se shpjegimi më i mundshëm për "vizitën e elefantit" është se elefanti ka ndjerë  aromën e ushqimit dhe ka dashur ta provojë.

Shikoni videon/ Elefanti i uritur shemb murin e shtëpisë për

"Nuk ishte se ai ndjehej veçanërisht i uritur, pasi  ka shumë ushqim në xhungël. Kjo nuk ka ndryshuar ... Megjithatë, tani zakonet e ngrënies së disa elefantëve kanë ndryshuar për shkak të rritjes së kontaktit të tyre me njerëzit. "Ata kanë filluar ta pëlqejnë ushqimin tonë."