Video/ Marina amerikane shpërthen 18 mijë kg eksploziv për të provuar anijen luftarake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2021, 11:38
Marina e Shteteve të Bashkuara ka kryer 'Full Ship Shock Trials' në brigjet lindore të vendit.
Shpërthimi me 40,000 lb (18,143 kg) eksploziv u bë si pjesë e një prove për të vlerësuar aftësinë e transportuesit të avionëve USS Gerald R. Ford për t'i bërë ballë kushteve të betejës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi shpërthimin si një tërmet me madhësi 3.9.
Pas provave, anija luftarake do t'i nënshtrohet mirëmbajtjes dhe riparimeve.
