Kraki: Tirana jo në të njëjtin zë për dialogun me Prishtinën, e sheh si oponencë politike
Në një intervistë për Ora News, analisti Nezir Kraki tha se Tirana dhe Prishtina nuk janë në të njëjtën zë sa i përket dialogut.
Ai theksoi se dy shtetet shqiptare në Ballkan nuk kanë një strategji të përbashkët që shtrihet në kohë dhe në hapësirë për Kosovën.
Kraki: Tirana dhe Prishtina nuk janë në të njëjtin zë sa i përket dialogut. Shqipëria, me përkrahjen e disa iniciativave sikurse ishte ndryshimi i kufijve, ka bërë që Kosova të shihet si një çështja e pazgjidhur dhe që pret të zgjidhet. Rama e ka kuptuar se nuk ka pasur gjë me atë punë dhe nuk ka pse aktivizohet për keq. Duhet parë se çfarë drejtimi dhe të marrë dialogu me idetë e reja të z. Kurti.
Ne si dy shtete shqiptare në Ballkan nuk kemi një strategji të përbashkët që shtrihet në kohë dhe në haspirsë. Nuk kemi synime të përbashkëta dhe nuk përpiqemi për to. Kosova punon e vetme dhe Shqipëria ia ka kthyer shpinën. Qeveria e Tiranës e sheh qeverinë e Kosovës tashëm si oponencë politike dhe jo si një shtet motër. Ne zgjidhim problemet amerikane dhe evropiane, por ata nuk janë dinë hallin Kosovës sikurse ia dinë shqiptarët që jetojnë aty.
Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA
18 Qershor, 17:20
Kraki shtoi se Kërkesat e Kosovës nuk janë maksimaliste dhe as absurde dhe një gjë e tillë duhet bërë e qartë çdo diplomati të huaj.
Kraki: Kërkesat e Kosovës nuk janë maksimaliste dhe as absurde. Këto janë gjëra të bëshme. Kjo gjë u duhet bërë e qartë çdo diplomati të huaj. Nëse duan që të kenë një Ballkan të qetë, duhet mbyllur ideja e rikompensimit të Serbisë si një dhuratë për krimet dhe vrasjet që ka bërë në Ballkan. Një temë e tillë duhet të mbyllet. Prandaj ata duhet të ridimensionohen në këtë aspekt përmes dialogut dhe një strategjie të re.

