Manuali i FBI-së që zuri në kurth 32 vjeçarin, iu deshën 2 orë për të inskenuar grabitjen

Për 8 orë Charalambos Anagnostopoulos ka rrëfyer në prokurori vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline, krim që tronditi Greqinë.

Mediat greke kanë hedhur dritë mbi manualin e FBI që çoi dhe në zbulimin e këtij krimi të rëndë.

 "Në rastin kur ka ndodhur një vrasje nga grabitës të dyshuar, por viktimë nuk ka rënë personi që është kërcënimi më i madh- zakonisht mashkulli apo anëtari më i fortë i familjes- por gruaja, atëherë duhet rivlerësuar e gjithë skena e krimit me shumë kujdes për çdo detaj”.

“Flamuri i kuq.” Nëse viktima humb jetën si rezultat ose për shkak të traumave të mëdha, përtej asaj që ishte e nevojshme për të ndodhur vdekja, pa përdorur armë si pistoletë apo thikë,  shanset janë që autori të jetë një i afërt”.

Tjetër detaj ishte: Cili grabitës izolon viktimën duke lidhur duart përpara dhe jo duke e izoluar dhe lidhur duart prapa qoftë dhe në një shtyllë.

32 vjeçari u gjet në pozicionin fetal, që hidhte dyshime se ai mund të ishte lidhur vetë.

Hetuesit kanë zbuluar se atij iu desh 2 orë të përgatiste skenën e sikur është grabitur banesa e tij në Glyko Nero të Athinës. Dhe për ta bërë edhe më të besueshme ai vrau dhe qeni, dhe e vari tek shkallët.

Pritet që  32 vjeçari Charalambos Anagnostopoulos të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.