Ndeshja Angli- Skoci/ Tifozi hidhet nga dritarja e katit të katërt të hotelit

Një tifoz është hedhur nga dritarja e katit të katërt të hotelit, pasi teksa po luhej ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se policia i është afruar menjëherë 27-vjecarit që ishte hedhur nga dritarja dhe e dërguan në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, ndërkohë që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas ky person u arrestua për mashtrim.

“Policët janë plagosur në ndjekje të tij dhe ai ka gënjyer për ngjarjen. Si rrjedhojë do të marrë ndihmën e shpejtë pasi dhe dëmtimet nuk janë të mëdha dhe do të dërgohet në polici,” – shkruan e përditshmja britanike Independent.