Vllaznia bën goditjen në sulm, afron maqedonasin Djurdjeviç

Pak ditë para nisjes për fazën përgatitore për aventurën europiane në Zlatibor të Serbisë, Vllaznia bën goditjen që pritej për repartin e sulmit.

Pas disa ditëve bisedimesh, klubi shkodran njoftoi se është arritur marrëveshje për afrimin e Fahrudin Djurdjevic, 29-vjeçarit i cili sezonin e kaluar luajti në radhët e Rabotnicit në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi maqedonas pati një sezon tepër pozitiv me 12 gola të shënuar dhe 4 asiste dhe do të jetë një alternative shumë e mire për skemat e Brdariç.

Njoftimi i plotë i klubit shkodran:

“KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëeshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëtuar sëbashku më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Welcome Fahrudin Djurdjevic!"

Ndërkohë që nga Vllaznia kujtojmë që janë larguar mbrojtësin Dajan Shehi dhe Herald Marku, që të dy këta kanë firmosur me rivalët e Partizanit për sezonin e ardhshëm.