Harry Kane: Ndeshje e vështirë, nuk luajtëm për barazim

Një kapiten tepër i zhgënjyer në Wembley. Harry Kane nuk e fshehu mërzitjen për rezultatin e ndeshjes në derbin me Skocinë duke pohuar se ishte duel i vështirë dhe se rezultati nuk ishte ai që prisnin të gjithë,

“Ata u mbrojtën shumë mirë dhe krijuan disa raste. Sigurisht që nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, tani duhet të përpiqemi të pushojmë dhe të luajmë më mirë garën tjetër. Zëvendësimi im? Trajneri bën zgjedhjet e tij, nganjëherë thjesht duhet t'i pranosh, kjo është e gjitha”.

Për bomberin anglez nuk ka asnjë ndeshje të lehtë në një Kampionat Europian dhe ndeshja me Skocinë e tregoi më së miri.

“Tani na pret një ndeshje e madhe kundër Republikës Çeke dhe do të duhet të përgatitemi sa më mirë. Çfarë na mungoi sot? Thjesht mendoj se ishte një ndeshje e vështirë, Skocia u mbrojt mirë. Ky është futbolli, nuk ka ndeshje të lehta sikurse nuk ka në asnjë kampionat dhe sot e pamë.  Morëm një pikë, nuk është ajo që donim por erdhi ky rezultat. Tani le të përpiqemi të mendojmë për ndeshjen e radhës, t’i marrim me radhë."