Deschamps: Mbappe fantastik, me Hungarinë asnjë nënvlerësim
Nesër në orën 15:00, Franca do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit F dhe duke nisur që nga orari që është ndryshe, trajneri Didier Deschamps thekson se skuadra duhet të përshtatet dhe të bëjë maksimumin që të kualifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Nesër luajmë në 15:00, dhe në fakt pas Gjermanisë ne gjithmonë stërvitemi në këtë orar dhe tani duhet të përshtatemi me këtë ndryshim. Të luash në 21:00 është ndryshe, sepse ke më shumë kohë ndërsa tani duhet të bësh plane të ndryshme, si parashikimi i drekës. dhe në çdo rast duhet marrë parasysh rëndësia e pushimit”.
I pyetur për formacionin dhe për gjendjen e Pavard i cili humbi 5 sekonda ndjenjat me Gjermaninë, trajneri jep siguri për lojtarin.
“Pavard është në dispozicion pas goditjes që shkaktoi frikë, gjatë ndeshjes kundër gjermanëve. Nuk ishte ishte diçka serioze dhe nuk ka pasur asnjë pasojë, ose të paktën asgjë për t'u shqetësuar. Ai është në dispozicion për nesër. Mund të ketë disa ndryshime në formacion por do t’i shikoni në momentin e publikimit”.
Deschamps flet me elozhe për lojtarë si Mbappe apo Greizmann ku për yllin e PSG tha se është një lojtar fantastik që mund të të zgjidhë ndeshjen në çdo moment.
“Mbappe është i aftë të ndryshojë rrjedhën e lojës në çdo moment. Është fantastik dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë në këtë Europian. Ne duam të kualifikohemi sa më shpejt dhe duhet të bëjmë detyrën tone me Hungarinë. Griezmann? Është një nga liderët teknikë, ka klas në lëvizje dhe në asiste. Ndonjëherë bën shumë sforco në fazën mbrojtëse për ekipin”.
I ngacmuar për raportet jo të mira politike mes Hungarisë dhe Francës kohët e fundit, Deschamps mbylli çdo diskutim duke thënë se ekipi i tij luan futboll dhe nuk merret me çështje të tilla.
