Mourinho: Gabova që shkova te Tottenham. Roma, misioni im i pamundur

Kampionati Europian ka tërhequr vëmendjen e futbolldashësve por për tifozët e Romës, mezi presin të nisë sezoni i ri me një trajner në krye si Jose Mourinho.

Porgutezi i habiti të gjithë kur njoftoi firmën me verdhekuqtë që shënon dhe rikthimin pas shumë vitesh në Serinë A dhe per vetë Mourinhon kjo aventurë është si “Mission Impossilble.

“E quaj mision të pamundur, pasi njerëzit më njohin dhe identifikojnë vetëm si një trajner fitues. Roma më vlerësoi maksimalisht dhe më kontaktoi që ditën që u shkarkova nga Tottenhami. Mu desh shumë pak kohë për të pranuar ofertën e tyre, pasi ishin vërtetë bindës. Friedkin më ka vlerësuar dhe më ka bërë të ndjej sërish pasionin për futbollin dhe ka “ndezur zjarrin” brenda meje.”

Trajneri portugez nuk e fsheh se ka bërë disa gabime në të kaluarën duke pranuar disa oferta dhe në rastin e Romës është ndjerë menjëherë mirë për shkak të raportit të mirë drejtuesit ndryshe nga Premier League.

“Me Friedkin dhe Pinton ka lindur një empati e menjëhershme, pasi më transmetuan entuziazmin e punës që kanë nisur. Unë kam bërë edhe gabime kur pranova disa projekte, nganjëherë më kanë shtyrë të zgjedh situata që nuk duhet ti kasha pranuar ... Unë shkova në Manchester në një moment tranzicioni të klubit pastaj në Tottenham, një një skuadër që nuk ka histori suksesi”, përfundoi trajneri Jose Mourinho.