Kapen me 9.5 mln stërlina, arrestohen dy shqiptarë në Skoci

Dy shqiptarët Orges Rizaj 28-vjeç dhe Agustin Grembi 26-vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme në Skoci pasi janë kapur në një shtëpi, në të cilën kultivonin  kanabis.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se brenda shtëpisë autoritetet, gjetën 3.000 rrënjë kanabis, sasia e të cilës arrinte vlerën e 9.5 milion sterlina.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Skoci pasi janë kapur në një shtëpi ku kultivonin kanabis.

Mediat e huaja, raportojnë se të dy të arrestuarit kanë pranuar para Gjykatës të dy shqiptarët kanë pranuar akuzat se janë futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe se merreshin me kultivimin e lëndës narkotike.

Sipas autoriteteve, ambienti i marrë me qera ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi.