Austria do të japë 1 mln doza vaksinash anticovid për Ballkanin Perëndimor
Austria ka vendosur që të ndajë një milionë doza të vaksinave kundër Covid-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lajmin e ka bërë me dije kancelari austriak Sebastian Kurz, në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nis shembja e një hoteli në gjirin e Manastirit në Sarandë
18 Qershor, 15:21
Kurz në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, thotë se asnjë vend mund të jetë përfundimisht i sigurt nga pandemia, nëse të gjithë janë të sigurt.
"Austria do t'i sigurojë Ballkanit Perëndimor më shumë se 1 gusht milion doza vaksinash. Sepse ne jemi përfundimisht të sigurt nga pandemia nëse të gjithë janë të sigurt", shkruan ai në Twitter.
Dozat do të ndahen në periudhën nga gushti deri në fund të vitit, pa treguar se cila shtete do të përfitojnë të parat apo se si do të ndahen ato mes tyre.
Dozat e para të vaksinës do të jenë nga kompania AstraZenenca, ka thënë mes tjerash Kurz.

