Iranianët zgjedhin sot Presidentin mes zemërimit për gjendjen e dobët të ekonomisë
Qytetarët në Iran po zgjedhin presidentin e tyre të ri. Votimet zhvillohen në kohën kur është rënduar gjëndja ekonomike, ka akuza për keqmenaxhim të shtetit dhe për paracaktim të kandidatit fitues.
Irani po mban zgjedhjet për presidentin e ri, mes gjithë thirrjeve për bojkotin e tyre pasi fituesi është paracaktuar.
Të premten, i pari e hodhi votën Ajatollahu Ali Kamenei, lideri suprem i vendit, duke apeluar për një pjesëmarrje sa më të gjerë.
Në garën presidenciale garuan 600 persona dhe 40 gra, por tashmë vetëm 4 burra e pretendojnë postin e presidentit në ikje, Hasan Ruhani.
Ebrahim Raisi, kreu i Gjykatës së Lartë, shihet si favoriti për t'i fituar zgjedhjet.
60-vjeçari ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, por ndërkohë ai akuzohet për urdhërimin e ekzekutimeve në masë të të burgosuve politikë në vitet kur shërbente si prokuror.
Raisi ka bindje ultrakonservatore ndërsa shumë prej kandidatëve më reformistë e të moderuar u shkualifikuan nga Këshilli i të Urtëve.
Ne kemi nevojë për ato negociata!
18 Qershor, 08:49
Qytetarët thonë se ndjehen të papërfaqësuar.
"Nuk do të votoj dhe këtë e shoh si formë proteste. Fillimisht kishte shtatë kandidatë, nga të cilët dy u tërhoqën duke i hapur vendin një kandidati të vetëm, ndërsa tani kanë mbetur katër dhe asnjëri nuk është i pëlqyeshëm."
"Historia dhe e kaluara na kanë mësuar se kandidatët që bëhen presidentë nuk i përmbushin kurrë premtimet dhe e kanë përkeqësuar situatën, ndaj as unë nuk do votoj."
Të drejtën e votës në Iran e ushtrojnë gati 60 milionë qytetarë, por vetëm rreth 40 për qind e tyre pritet të bëjnë zgjedhjen deri në mesnatë.
Vendi duron prej tri vitesh sanksione të rënda ekonomike nga Amerika për shkak se vazhdon të ndjekë ambiciet për të qenë fuqi bërthamore.

