Ndjekje si nëpër filma/ Arrestohet 26-vjeçarja në Greqi, transportonte 14.5 kg heroinë

Një 26-vjeçare është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 14.5 kg heroinë pas një përndjekjeje policore në Selanik.

Sipas autoriteteve greke, mësohet se 26 vjeçarja, nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar automjetin dhe ka vazhduar ecjen në përpjekje për të shpëtuar nga arrestimi.

Ndërkohë,  mediat greke bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, 26-vjeçarja hodhi nga dritarja e mjetit një qese, që kishte brenda 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.

Dyshohet se substanca narkotike është marrë nga një kompani transportesh, në një fshat të Selanikut, Kalochëri.

Pas një ndjekje  nga policia, e reja u arrestua në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, në momentin që zbriti nga automjeti, duke tentuar të shpëtojë nga policia në këmbë.