Rikthehet tensioni në Rripin e Gazës/ Izraeli sulmon objektivat e Hamasit

Forca Ajrore Izraelite kanë rinisur, në orët e para të mëngjesit sot, sulmet kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Sulmet u raportuan nga burime palestineze të sigurisë, dëshmitarë okularë dhe më vonë u konfirmuan nga vetë ushtria izraelite, informon BBC.

Nuk është ende e ditur nëse sulmet ajrore kanë shkaktuar lëndime.

Ky akt vjen pasi disa tullumbace ndezëse ( me lëndë zjarrfikëse) u dërguan  nga Hamasi në pjesën jugore të territorit izraelit,  të martën duke shkaktuar zjarre të shumta, sipas shërbimit izraelit të zjarrit.

Rikthehet tensioni në Rripin e Gazës/ Izraeli sulmon objektivat e

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se balonat ndezëse të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha nga komunitetet në Izraelin jugor.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e tyre luftarakë kishin goditur përbërësit ushtarakë të operuar nga Hamas në Khan Younis dhe Gaza City.

Një zëdhënës i Hamasit tha në një deklaratë në Twitter se palestinezët do të vazhdojnë të bëjnë "rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta" në Jeruzalem.

Këto sulme dhe përdorimi i balonave për të shkaktuar zjarrvënie janë incidentet e para serioze, pas 21 majit, kur hyri në fuqimarrëveshja për  armëpushim midis Izraelit dhe grupeve palestineze në enklavë ,pas 11 ditësh  me luftime me 260 të vdekur në palën palestineze, duke përfshirë fëmijë, adoleshentë dhe luftëtarë dhe 13 të vdekur në Izrael, përfshirë një fëmijë, një adoleshent dhe një ushtar.