Greqi/ Boksieri rreh me grushte nënën dhe plagos policin me shkop gome
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2021, 13:07
Një boksier 40 vjeçar ka rrahur nënën e tij duke e qëlluar me grushte. Por boksieri nuk ndalët me kq, momentin e arrestimit ai sulmon oficerin e policisë me shkop gome.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Chalandri, Greqi.
Sipas policisë greke, i akuzuari, i cili dyshohet se ka probleme psikologjike, u përlesh me nënën e tij dhe menjëherë pas kësaj ai e goditi atë me grushte, ndërkohë fqinjët që dëgjonin britmat e nënës, njoftuan menjëherë policinë.
Oficerët e policisë u përpoqën të neutralizonin autorin e krimit.
Ai më pas grabiti shkopin e gomës nga një polic, të cilin e goditi në kokë.

