E rëndë / Ariu sulmon burrin 57 vjeçar për vdekje

Një 57 vjeçar është vrarë nga një ari ngyrë kafe, në Sllovakinë qendrore, për herë të parë në vend, sipas shërbimit pyjor, Lesie Slovenske Republiki.

Numri i arinjve kafe në Sllovaki është trefishuar në 20 vitet e fundit.
Autopsia konfirmoi se burri, ishte plagosur për vdekje nga një ari, njoftuan autoritetet në Facebook.

Njëzet vjet më parë, rreth 900 arinj jetonin në malet e Sllovakisë. Sot ata arrijnë 2,760 dhe shërbimi pyjor ka kërkuar legalizimin e gjuetisë së tyre, në mënyrë që të kontrollohet numri i arinjve.

Analizat  do të mbledhin gjurmë të ADN-së për të lokalizuar kafshën. "Ne e gjetëm atë të shtrirë me fytyrë poshtë në cepin e magazinës”, tha shoku i tij, Matthew Bodor.