Horror në Spanjë: 15 vite burg djalit që vrau të ëmën. Hëngri pjesë të trupit të saj, madje ushqeu dhe qenin

Një spanjoll është dënuar me 15 vite burg pasi vrau nënën e tij dhe pjesë të trupit i hëngri. Madje ushqeu dhe qenin e tij.
Alberto Sánchez Gómez, 28 vjeç u arrestua në 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit të gruas të vendosur në kontenierë plastikë rreth banesës.
Gjykata nuk pranoi argumentet e Sanchez se në kohën kur kreu vrasjen po eksperimentonte një episod psikotik.
Ai do të vuajë 15 vite burg për vrasje dhe 5 muaj për përdhosje të kufomës.
Gjithashtu është udhëruar që ti paguajë 60 mijë euro vëllait për kompensim.
Policia e arrestoi Sanchez në banesën e tij në Madrid në shkurt të 2019 pas një telefonate që shoqja e 60 vjeçares kishte bërë në polici e shqetësuar për humbjen María Soledad Gómez.
Dasma që ju përshtatet më së miri, sipas shenjës së horoskopit
16 Qershor, 15:10
Gjatë seancave Sanchez I tregoi gjykatës se në atë kohë kishte qenë 26 vjeç kur kishte mbytur të ëmën pas një sherri. Më pas ia kishte copëtuar trupin dhe pjesë të tij kishte ngrënë gjatë dy javëve në vijim, madje kishte ushqyer dhe qenin e tij.
Mediet spanjolle thonë se ai kishte qenë i njohur nga policia për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj nënës së tij.

