Video/ Gazetari sulmohet nga protestuesit, asnjë reagim nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 21:29
Gazetari o BBC, është sulmuar nga protestuesit kundër bllokimit në Londër.
Mediat e huaja, shkruajnë se redaktori politik i Neësnight Nicholas Ëatt u ndoq nga protestuesit gjatë një demonstrate pranë Doëning Street.
Ai u detyrua të kalonte nëpër turmë përtej një vargu oficerësh policie ndërsa njerëzit bërtisnin “tradhtar” dhe sharje të tjera ndaj ti.
Në një video që është ndarë në media ajo që bie në sy është se efektivët e policisë nuk kanë reguar edhe pse kanë parë të gjithë skemën e ngjarjes.
Incidenti ka provokuar kritika të shumta dhe shprehje solidariteti me Ëatt, i cili u përpoq t’i shpëtojë abuzimit dhe të largohej nga zona.