Ngordh luani më i famshëm në Afrikë

Luani më i vjetër në shtetin afrikan ka ngordhur. Bëhet fjalë për luanin me emrin  Scarface.

“Scarface nuk është më. Ngordhi në paqe, pa hiena rreth tij. Masai Mara humbi një nga ikonat e saj. Legjenda e tij rroftë përjetë”, thuhet në postimin e Programit të Ruajtjes së Grabitqarëve në Mara (MPCP).

Ky luan dominonte 400 km katrorë në Masai Mara, ku mendohet se jetojnë 850-900 luanë, dhe ishte më i vjetri mes tyre.