Kavajë, 80-vjeçari bie aksidentalisht në kanal, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 15:32
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë ku një person ka rënë në kanal.
Si pasojë, 80-vjeçari ka ndërruar jetë, duke mos mundur që të dalë nga kanali.
''Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.'' - njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
