Mirditë, i moshuari vetëvritet me armë gjahu në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 08:31
Një 71-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në Mirditë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:25 të mëngjesit të kësaj të hëne, 14 qershor, në fshatin Rreth i Epërm.
"Në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç" njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

