Dalin shifrat zyrtare/ Gjana: Votuan 54,7% e demokratëve, kryeson Basha

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana, ka bërë me dije në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme kanë votuar 41,100 persona, ose 54,7%.

Në një deklaratë për mediat, ai bën me dije se numrin më të madh të votave e ka marrë Lulzim Basha, ndërkohë më pak ka marrë Fatbardh Kadilli.

"41,100 pjesëmarrja në total, pra 54,7%. Vota të vlefshme: 40,674 nga të cilat

Kadilli ka marrë 763 vota, Edit Harxhi 991 vota, Agron Shehaj 6036 vota, dhe Lulzim Basha 32,882 vota.

Materialet e degëve do Iimarrim sot, por degët e largëta do nisen në mëngjes dhe ipresim para orës 9. Nesër do shpallet rezultati zyrtar, pasi të bëhen numërimt e të gjitha qendrave të votimit."- tha Gjana.