Një tifoze speciale për Neymar
Ai është futbollisti më i njohur në Brazil, i cili ka bërë për vete shumë tifozë dhe veçanërisht femrat. Tepër i talentuar në fushë, por mjaft aktiv edhe jashtë saj, braziliani i Santos Neymar shikon nga dita në ditë që të rritet numri i fansave të tij.Së fundmi është përfolur se ai mund të largohet nga Santosi, ndërkohë që adhurueset e tij bëjnë çdo gjë që t’i tërheqin vëmendjen. Kështu, modelja dhe aktorja e njohur braziliane, Juliana Paes, e ndjek me vëmendje lojën e lojtarit dhe të ekipit ku ai aktivizohet. Tepër e kënaqur me ato çfarw bwn Neymar në fushën e lojës, bukuroshja ka vendosur që të dalë në fotografi me fanellën e ekipit të saj të zemrës dhe t’i japë një mesazh brazilianit të talentuar.Synimi: t’i tërheqë vëmendjen brazilianit. Dhe, me bukurinë që e karakterizon, nuk besohet të dalë pa gjë.