Konfuze për mardhënien me Chris

Rihanna, si duket i ka rënë pishman që e ka falur Chris dhe i ka dhënë atij një shans të dytë. Ndonëse ishte raportuar se cifti i është kthyer dashurisë së vjetër dhe këtë pak a shumë e kishin konfirmuar të dy në forma të ndryshme, duket se gjërat sërish kanë marrë tëtëpjetën.Këto ditë, mediat e huaja kanë sjellë fakte që Chris është takuar me ish të dashurën, Kaurreche madje, thuhet se ai edhe e ka lutur atë që ta falë, duke lënë të nënkuptohet se Chris mund ti jetë bërë pishman që u nda nga Kaurreche.Kjo lojë e dyfishtë e Chris thuhet ta ketë irrituar Rihanën e cila, po ndihet më konfuze se kurrë më parë."Rihana nuk e kupton pse ai duhet që të takohet me Kaurreche. Ajo është shumë konfuze", ka bërë të ditur një burim i afërt me këngëtaren.Madje thuhet, se shoqëria e saj po mërziten për këngëtaren pasi është Chris ai, i cili përbën interesin kryesor për Rihanën dhe kur nuk është ai, këngëtarja humb çdo interes për jetën normale, ka bërë të ditur shoqëria e saj.