Beckham drejt Nju Jorkut?
David Beckham mund të braktisë shumë shpejt skuadrën e tij të futbollit, Los Anxhelos Galaksi dhe me shumë gjasa do të kalojë në një skuadër tjetër amerikane.Kështu raportoi e përditshmja “Daily Mail”, e cila shtoi se ka shumë gjasa që ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë dhe gruaja e tij Victoria të zhvendosen në Nju Jork, në mënyrë që 38-vjeçarja të ndjekë karrierën e saj në botën e modës.Në kryeqendrën ekonomike të SHBA-së, Beckham mund të luajë me skuadrën e Red Bull Nju Jorkut, e cila ka grumbulluar disa futbollistë të mëdhenj, midis të cilëve Thierry Henry.Një burim pranë familjes Beckham deklaroi: “David dhe Victoria po e mendojnë gjatë hapin e radhës që duhet të hedhin dhe Nju Jorku po bëhet gjithmonë e më shumë opsioni i mundshëm. Los Anxhelosi i ka dhënë familjes atë stil jetese që ata kanë ëndërruar për këto pesë vjet, por tashmë fëmijët po rriten dhe Beckham si çift duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen”.