Ndahet nga e dashura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2012, 10:57
Leonardo Di Caprio është ndarë nga e dashura Erin Heatherton. Pas një viti, aktori 37-vjeçar dhe modelja 23-vjeçare kanë vendosur të mos qëndrojnë bashkë, pasi të dy mendojnë se historia e tyre nuk funksionon për shkak të stileve të jetës së ndryshme dhe impenjimeve të shumta që kanë të dy."Janë ndarë pak ditë më parë. Por ruajnë marrëdhënie të mira, vazhdojnë ta respektojnë njëri-tjetrin. U ndanë sepse kishin shumë impenjime dhe kishte ardhur momenti të vazhdonin jetën të ndarë", ka thënë një burim për "Us Weekly".Gjatë vitit 2012, DiCaprio ka qenë tepër i zënë duke xhiruar filmat "Django Unchained", "Wolf of Wall Street" dhe "Il Great Gatsy", për të cilin udhëtoi deri në Australi.