Vlorë, arrestohen 9 persona për grabitje me armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2012, 12:09
Shkatërrohet banda e grabitjeve me armë në qytetin e Vlorës. Policia ka arrestuar 9 personat që ishin pjesë e bandës ndërsa ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe objektesh të vjedhura.Sipas policisë banda është përgjegjës për 9 grabitje me armë që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës kohët e fundit, dhe para 5 ditësh, gjatë një grabitje ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë.Pas një hetimi disaditor të bluve të Vlorës, është bërë e mundur identifikimi dhe prangosja e bandës që po terrorizonte qytetin.Ndërkohë pritet që në orët në vijim të publikohen edhe emrat e 9 personave të arrestuar nga policia e qytetit bregdetar të cilët akuzohen për vjedhje me dhunë.