Plagosje në Tiranë, i riu me probleme të shëndetit mendor godet me thikë 18-vjeçarin
Një 18-vjeçar mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, ku shtetasi E. T., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor sipas policisë, ka goditur thikë shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po mbrëmjen e sotme një 60-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur.
"Rreth orës 18:50, në fshatin Mustafakoç, në Baldushk, është vetëvarur në një pemë shtetasi Sh. U., 60 vjeç".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

