Tensione te Bregu i Lumit, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2019, 05:52
Rikthehen sërish tensionet te Bregu i Lumit.Herët në mëngjes fadromat dhe efektivë policie mbërritën në zonë për të vijuar aksionin e prishjes së banesave në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri.
Nga njoftimet e banorëve, thotë Partia Demokratike, ka patur përplasje mes tyre dhe policisë.
Këta të fundit u kanë sekuestruar disa celularë me të cilët banorët kanë filmuar ngjarjen, shton PD.
Banorët e Bregut të Lumit kundërshtojnë prishjen e banesave, duke kërkuar dëmshpërblim për to.
Janë 38 banesa që do të prishen.Për familjet, Bashkia ka afruar strehim social, pasi ndërtesat janë skualifikuar nga procesi i legalizimeve.