Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Yuri Kim: Urime, SHBA-të presin që të punojnë më afër me ju
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2021, 19:29
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka uruar vendin tonë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB.
Yuri Kim përmes Twitter-it shkruan se Shtetet e Bashkuara presin që të punojnë me Shqipërinë më afër në rajon dhe në botë.
Yuri Kim: Historia është bërë: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara presin që të punojnë me Shqipërinë më afër në rajon dhe në botë. Urime!

