Covid në 24 orë/11 raste të reja dhe një humbje jete, 22 pacientë në spitale

11 raste të reja në dhe 1 humbje jete është bilanci i 24 orëve të  fundit nga koronavirusi në vendin tonë.

Në total janë kryer 2915 testime, ndërsa janë shëruar 22 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      22

Të shtruar në spitale      22

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,915

Testime totale            751,831

Raste pozitive             132,437

Raste të shëruara        129,807

Raste Aktive                  177

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          43

Berat             23

Elbasan        15

Lezhë           12

Korçë           7

Durrës          5

Gjirokastër  5

Fier                4

Dibër             3

Vlorë              2

Kukës           1