"Flatrat e Veriut drejt Zyrihut dhe Stambollit"/ Rama ndan çmimet e fluturimeve: Nga 15 korriku 1 euro plus për taksat

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u ka kthyer përgjigje zërave kritikë, se Aeroporti i Kukësit ishte vetëm për fushatën elektorale.

Rama bën me dije se nga 15 korriku Aeroporti i Kukësit 'Flatrat e Veriut' do të nisë fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë,  teksa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës- Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.

Postimi i plotë:

Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës - Zyrih 12 EUR,

Zyrih - Kukës 28.66 EUR,

Kukës - Stamboll 12 EUR,

Stamboll - Kukës 23 EUR.