"E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat tuaja!"Maturantët protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit
Maturantët kanë lajmëruar një protestë nesër para Ministrisë së Arsimit në orën 11:30.
Protesta është njoftuar online nga faqja studentët_denoncojnë.
"Të mblidhemi së bashku për të protestuar për të ardhmet tona të cilat janë prekur nga papërgjegjshmëria e MASR. E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat tuaja!"
Protesta vjen pas provimit të matematikës, ku maturantët të ndryshëm thanë se teza ishte e veshtirë.
Nga ana tjetër si provimi i matematikës ashtu edhe i gjuhë letërsisë është shoqëruar me rrjedhje të tezës.
Sekuestrohen 1.7 milion euro dhe 9 automjete në Kosovë
11 Qershor, 19:04
Maturantët kanë për të dhënë edhe provimin e fundit, që është ai i lëndës me zgjedhje.
Ndërkohë nesër në orën 11:00, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka njoftuar një deklaratë për media në lidhje me detaje nga testi i Matematikës, në kuadër të Maturës Shtetërore.


