Betonierët pushtojnë Tiranën, asnjë masë nga policia
Qytetarët e Tiaranës, ndeshen çdo ditë me një trafik të çmendur, dhe sikur të m,os mjaftonte dhe numri i lartë I automjeteve, nuk mungojnë edhe betonierët orar pa orar.
Kjo situatë vjen si pasojë e punimeve që nisën pa një plan të mirëmenduar devijimi të korsive si dhe nga prania e kontrolluar e mjeteve të tonazhit të rëndë.
Këto të fundit janë kthyer në një problem serioz muajt e fundit.
Në çdo orë të ditës apo të natës dhe në çdo rrugë të kryeqytetit sheh betoniere duke krijuar jo vetëm trafik por edhe ndotje.
Edhe pse sugjerohet që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin pas orës 20:00 në qendrat urbane diçka e tillë mund të tejkalohet përmes një leje të posaçme.
Por dhënia e tyre pa kritere të qarta apo relativisht të madhe, ka sjellë një situatë edhe më të rënduar.
Edhe pse ky është një shqetësim madhor, polica nuk ka marrë asnjë masë për zbatimin e ligjeve ndaj subjekteve që kanë në patronazh betonierët.

